Lajmet e fundit

Mustafa: Nënshkrimi i MSA-së, e arritura më e madhe gjatë vitit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa para kabinetit qeveritar ka vlerësuar punën e bërë për gjatë një viti të qeverisë që ai udhëheq.

Mustafa falënderoi ministrat për punën e bërë, duke thënë se kanë arritur ta realizojnë planin për këtë vit të qeverisjes. Kreu i Qeverisë vlerësoi se e arritura më e madhe gjatë këtij viti ka qenë nënshkrimi i MSA-së mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Po ashtu, Mustafa shtoi se në Kuvendin e Kosovës kanë dërguar deri tani 70 projektligje, ndërsa, deri në fund të vitit do t’i dërgojnë edhe dhjetë që do të arrijnë në 80 projektligje që ia dërgojnë legjislativit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.