Lajmet e fundit

Sot publikohet ligji anti-diskriminim në alfabetin Brajl

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut më 10 dhjetor, misioni i OSBE-së në Kosovë së bashku me institucionin e Ombudspersonit do të publikojnë Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi në alfabetin Brajl.

Ky ligj do t’i mundësoj komunitetit me shikim të dobësuar, një nga grupet më të ndjeshme në Kosovë, të mësojnë për të drejtat e tyre si dhe për obligimet që institucionet kanë ndaj tyre.

Sipas një njoftimi të OSBE-së, Ligji është pjesë e të ashtu-quajturës “pako ligjore për të drejta të njeriut” që ka për qëllim të sigurojë përfshirje dhe barazi për të gjithë.

Përfaqësues të Misionit të OSBE-në në Kosovë, institucionit të Ombudspersonit, organizatave të shoqërisë civile dhe bashkësisë ndërkombëtare do të marrin pjesë në ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.