Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me anë të një statusi në Facebook bën të ditur se Sami Hamiti dhe grupi i asamblistëve të LDK-së, kanë dërguar letër Qeverisë për ta suspenduar atë nga pozita e kryetarit.
Ai rikujton Hamitit dhe tjerëve se ka kaluar koha kur me vendime të Komitetit janë shkarkuar kryetarë komunash.
Postimi i Ahmetit në Facebook:
Sami Hamiti me grupin e asamblistëve në komunën e Prishtinës i paska dërguar letër qeverisë për të më suspenduar mua si kryetar të Prishtinës.
Pasi ka humb në vota, pasi i ka humb ndikimi në ndërtim, pasi e kanë shkatërruar Prishtinën me 46 mijë ndërtime pa leje, e me qindra leje të dyshimta, pasi i kanë punësuar vëllezërit, motrat, fëmijët, dhëndurët, e familjarët e tjerë në komunë, borde e ndërmarrje publike, mendojnë se është koha e 1989 kur me vendime të Komitetit mund të shkarkonin kryetarë komunash.
Ka kaluar ajo kohë. Në fakt ka kaluar koha e krejt këtyre.