Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruari O’Conell ka thënë sot se sistemi i drejtësisë ka dështuar në Kosovë.
O’Conell si shembull konkret ka përmendur rastin e ish kryetarit të Kaçanikut Xhabir Zharku i cili është dënuar me dy vjet burg por që sipas tij atë nuk kanë mundur ta dërgojnë në vuajtjen e dënimit.
Por çka është më shokuese sipas O’Conell është pjesëmarrja e tij në një aktivitet qeveritar në Suedi.
O’Conell ka hedhur kritika në drejtim të organeve të drejtësisë dhe gjyqësorit ku sipas tij edhe në rastin e ish-kryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës Nuhi Uka, që është dënuar me vetëm dy vjet ndërsa dëmi i shkaktuar është më shumë se 60 mijë euro.
Ambasadori britanik tha në konferencën “Lufta kundër korrupsionit. Dështimi dhe progresi” e organizuar nga Instituti i Drejtësisë në Kosovë se populli i këtij vendi dhe miqtë e saj ndërkombëtarë kanë shpresë për të ardhmen, por siq tha ai “fatkeqësisht kjo shpresë ka humbur”.
Ai madje përmendi edhe pasurimin e politikanëve në mënyrë të paligjshme por që organet e drejtësisë nuk kanë arritur që ta luftojnë këtë dukuri.
O”Conell ka tha se tashmë Kosova ka nënshkruar MSA-në që do të thotë se Kosova do të trajtohet si çdo vend i Evropës dhe se tashmë ka ardhur koha që udhëheqësit e ligjit ta luftojnë pa kompromis korrupsionin.
Sipas tij korrupsioni pengon Kosovën në integrimet evropiane dhe investitorët e huaj. “Çdo devijim e pengon Kosovës në rrugën e saj”.