Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alves, thotë se Neymar është i aftë ta mbulojë zbrazëtirën e lënë nga Lionel Messi.
Argjentinasi do të qëndrojë rreth dy muaj jashtë fushe për shkak të një lëndimi, dhe tashmë janë ngritur dyshime për qëndrueshmërinë e Blaugrana-ve.
Por, Alves mendon se ata nuk do të kenë probleme dhe se Neymar do të bëjë që të mos ndjehet mungesa e Messi-t.
“Dikush duhet ta marrë përsipër atë detyrë dhe për shkak të emrit që tashmë ka bërë dhe për shkak të kualiteteve, Neymar është lojtari që do ta bëjë atë dhe mendoj se ai do të kryejë me sukses”, ka thënë Alves për Mundodeportivo.
Neymar që prej transferimit në Barcelona në 17 ndeshje ka arritur që të shënoi 5 gola.