Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriq ka thënë sot se shtypi i Prishtinës po fokusohet që fajin për sulmet në Gorazhdec t’ua hedhë serbëve.
Ai, siç njofton B92, ka thënë se gazetat kryesore në Kosovë po botojnë shkrime në të cilat theksohet se “serbët vetë kanë inskenuar sulmet kundër vetes dhe se pas këtyre sulmeve qëndrojnë strukturat e shërbimit serb “.
“Mendoj se kjo tregon se sa e keqe është klima politike në raport me bashkëkombësit tanë që jetojnë atje” , ka thënë Gjuriq duke shtuar se përfaqësuesit e Serbisë lidhur me sulme në Gorazhdec kanë biseduar me të gjithë zyrtarë relevantë ndërkombëtarë.
“Mendoj se bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar hetim të shpejtë. Megjithatë serbët në Kosovë nuk kanë besim në institucionet lokale dhe presin nga KFOR-i, bashkësia ndërkombëtare dhe organizata ndërkombëtare që janë të pranishme atje, t’ua garantojnë sigurinë serbëve“, ka thënë ai.