Lajmet e fundit

Mali i Zi: Nuk dëshirojmë mosmarrëveshje, mund të flasim për Demarkacionin

Përmes një komunikate sqaruese për mediet, Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e Malit të Zi, ka reaguar ndaj mospajtimeve në Kosovë rreth marrëveshjes me Malin e Zi për shënjimin e kufijve shtetëror.

Duke i konsideruar këto mospajtime si çështje të brendshme të Kosovës, sipas komunikatës, Qeveria e Malit të Zi mbron qëndrimin se marrëveshja për demarkacionin është vendosur sipas kufijve administrativë në ish-Federatën Jugosllave, mirëpo nëse dikush ka dyshim mbi këtë, Qeveria e Malit të Zi shprehet e gatshme ta konsiderojë çdo vërejtje, pasi sipas asaj që është shkruar Mali i Zi nuk dëshiron mosmarrëveshje me fqinjët.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë të Qeverisë së Malit të Zi:

Me kërkesën e disa medieve vendore dhe të huaja, të cilat kërkuan një koment për raportet e medieve rreth deklaratave të zyrtarëve të Republikës së Kosovës në lidhje me kufirin shtetëror ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, Qeveria e Malit të Zi, Shërbimi për Marrëdhënie me Publikun informon opinionin se, ne mospajtimet në Prishtinë në lidhje me marrëveshjen për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi, i konsiderojmë çështje të brendshme të Kosovës.

Ne mbrojmë qëndrimin se Marrëveshja zyrtarisht konfirmon kufijtë administrativë në pajtim me Kushtetutën e ish- Federatës Jugosllave të vitit 1974. Nëse ka dyshime se nuk është kështu dhe është bërë ndonjë gabim, ne jemi të gatshëm të marrim parasysh këtë pasi nuk dëshirojmë mosmarrëveshje me fqinjët tanë, duke i pasur parasysh interesat kombëtare dhe shtetërore të Malit të Zi.

Ky është mesazhi që kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq ia ka përcjell kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe zyrtarëve të tjerë të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.