jesëtarët e Policisë së Kosovës shumë shpejt do të pajisen me jelek antiplumbë dhe maska të reja. Vlera e tyre, sipas kontratës që e ka fituar kompania “SODEX GROUP”, arrin vlerën afro 70 mijë Euro.
Pesë kompani të ndryshme kanë konkurruar në tenderin e Policisë së Kosovës për ti furnizuar pjesëtarët e saj me jelek antiplumb dhe maska, raporton Gazeta Express.
Fitues i këtij tenderi, të mërkurën, ka dalë kompania “SODEX GROUP” e cila ofroi për Policinë çmimin me të ulët furnizues. Tenderi në fjalë, këtij institucioni të sigurisë do ti kushtojë 68,490.00 €. /GazetaExpress/.