Lajmet e fundit

MTI prezantoi regjistrin online për leje e licenca

Në kuadër të zbatimit të Strategjisë për rregullimin më të mirë të licencimit si dhe të Ligjit për Leje dhe Licenca është bërë prezantimi i Regjistrit online. Përmes këtij regjistri jepen informacione më të detajuara lidhur me të gjitha tipet e dokumenteve lejuese, siç janë licencat, lejet, certifikatat, autorizimet etj.

Kështu u tha sot gjatë prezantimit të këtij regjistri nga ana e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit.

Në mungesë të ministres Hykmete Bajrami, i pranishëm në këtë aktivitet ishte këshilltari i lartë politik i saj Ilir Salihu, i cili, pasi e vlerësoi lart këtë regjistër, tha se në këtë regjistër institucioni që përfaqëson është kontribuuesi më i madh.

Salihu: Regjistri përmban informatat të detajuara për dokumente publike

 

“Regjistri qendror i lejeve dhe licencave përmban informata të detajuar për lloje të ndryshme të dokumenteve publike , duke përfshirë certifikatat , autorizimet , miratimet , pëlqimet të cilat dhurohen ose lëshohen nga 24 institucione publike që mbulojnë 21 fusha të aktivitetit ekonomik. MTI është nga kontribuuesit më të mëdhenj të këtij regjistri m e 43 leje të cilat lëshohen nga institucionet e saja të ndërvarura”, tha Salihu.

Zëvendësdrejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SDC), Christoph Lang tha se Qeveria që ai përfaqëson ka ndihmuar dhe mbështetur sektorin privat në Kosovë që nga viti 2000 dhe atë në disa fusha.

Lang: Qeveria zvicerane ka mbështetur sektorin privat në Kosovë që nga viti 2000

 

“Qeveria zvicerane e ka mbështetur sektorin privat në Kosovë që nga viti 2000 nëpër sektorë të ndryshëm përmes agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim dhe sekretariatin e shtetit në afera ekonomike. Ne kemi adresuar shumë projekte sa i përket zhvillimit të kapitalit… p.sh përmes arsimit profesional, zhvillimit të kapacitetit ndërmarrës, ofrimit të shërbimeve mbështetëse .. Mbështetja jonë përfshinë dy zona të intervenimit, njëra është për kornizën institucionale duk e krijuar kushte të favorshëm biznesor dhe kjo është përse ne jemi këtu sot. Zona e dytë është mbështetja e zhvillimit të sistemit funksional të tregut në sektorët të cilat dihet që kanë potenciale për të gjeneruar punësim shtesë”, theksoi Lang.

Udhëheqësi i Zyrës Ligjore, Besim Kajtazi, tha se regjistri online është kërkesë e vetë ligjit për leje dhe licenca, ligj ky që është miratuar në vitin 2013 dhe ka hy në fuqi menjëherë në vitin 2014.

Kajtazi : Regjistri online kërkesë e vetë ligjit për leje dhe licenca

 

“Rrumbullakësim të një pune që e konsiderojmë më shumë se 2 vjeçare ku e kemi filluar qysh në vitin 2013 , realisht ka qenë një fillim i mbledhjes i të gjitha lejeve dhe licencave kur po them leje dhe licenca e kam parasysh se gjatë punës tonë kemi hasur në më shumë se në 43 emra të ndryshëm që janë përdorur për leje d he licenca, qofshin në të gjitha kuptimet … Dhe për të ardhur në fund me këtë regjistër online që është një kërkesë e vet ligjit për leje dhe licenca, ligj ky që është miratua në dhjetorin e vitit 2013 nga Kuvendi dhe ka hy ne fuqi menjëherë në vitin 2014 dhe më pas menjëherë është filluar edhe hartimin e akteve nënligjore gjegjësisht udhëzimit administrativ ,rregullores për regjistrin për leje dhe licenca ku janë specifiku në detaje obligimet e të gjitha institucioneve sa i përket këtij regjistri”,tha ai.

Kajtazi gjithashtu shtoi se qëllimi i tyre është që të reduktojnë këtë numër të vlerës, licencave dhe ky numër të vijë gradualisht, qoftë përmes ligjeve të ndryshme, apo edhe shfuqizimeve brenda ligjeve të ndryshme. Ai tha se kjo duhet të bëhet sepse ligji për leje dhe licenca është ligj-kornizë dhe duhet që të gjitha lejet dhe licencat t’i përmbushin kushtet që parashihen në këtë ligj .

Drejtori i Zyrës Zvicerane për bashkëpunim në Kosovë (SDC), Jan Peter Olters, tha se është sektori privat ai që duhet të krijoj vende të reja të punës. Gjithashtu ai këtë formë të qasjes online në këto dokumente publike do të modernizojë dhe do ta bëjë edhe më të lehtë bashkëpunimin ndërmjet dy sektorëve.

Olters : Hyrja në dokumente publike në formë elektronike do të bëjë më të efekshme lidhjen midis sektorëve privat dhe publik.

 

Nuk ka asnjë mosmarrëveshje mbi objektivat e politikave ekonomike në Kosovë, situata e vështirë në tregun e punës duhet të përmirësohet dhe do të duhet të jetë sektori privat që krijon punësim shtesë. Firmat do të duhet të kenë besim në të afërm dhe ato duhen të kenë një partner që të ju ndihmoj aty ku mundet dhe ku duhet , ka disa arsye komplekse , zgjidhja e të cilave do të marr shumë vite, por edhe pengesa të investimit të cilat nuk kanë zgjidhje të vështirë për tu zgjidhur politikisht dhe teknikisht. Tu lejosh bizneseve për të hyr elektronikisht në legjislacion të lejeve dhe të licencave është njëra nga reformat relativisht e letë , kjo qasje do azhonoj modernizoj dhe të bëj edhe më të efektshme lidhjen midis sektorëve privat dhe publike, tha Olters.

Në fund të takimit është bërë edhe prezantimi se si duhet të qasemi në dokumente publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.