Kjo asht deklarata e Albin Kurtit, atëherë 24-vjeçar, në burgun famkeq të Pozharevcit.
Bashkë me të tjerët, ai ishte burgosë për shkak të bindjeve politike, e u lirue mbas shumë peticionesh e protestave, ku nuk munguen as ndërkombëtarët.
E derisa Kurti u lirue me 7 Dhetor 2001, para tij nga burgjet serbe u kthyen edhe figura të tjera politike të kohës.
Por nëse për Flora Brovinën ky ishte burgu i fundit, Albin Kurtin¸ky 14-vjetor i lirimit nga Serbia, e gjeti në burgun e Dyzit, derisa gjatë këtyne viteve ka provue edhe burgje të tjera në Kosovë.
S’fundmi, ai u arrestue mbas protestës së 28 Nandorit, me akuzën e hedhjes së gazil lotsjellës në Kuvend.
Kjo datë, për nji tjetër ish-të burgosun politik nga regjimi Serb, Sami Kurteshi, shënon 25-vjetorin e lirimit nga Pozharevci.
Ai thotë se kjo asht nji koincidencë tragjike.
Ndërsa për Flora Brovinën, ky ishte viti i 16 i lirimit nga burgu serb. E pozicionueme si kundërshtare politike e ish-liderit të Vetëvendosjes, ajo megjithatë flet me nostalgji për Albinin e dikurshëm në krye të protestave të ‘90’s.
Edhe ish-Avokati i Popullit e kujton kohën kur lirimini e Albin Kurtit e kërkonin ata që sot janë kundërshtarë të tij politikë.
Simbas Kurteshit, disa prej tyne e kanë ndryshue idealin.
Nga ana tjetër, edhe Flora Brovina e ban të qartë se kauzat për të cilat Albin Kurti u burgon nga regjimi serb dhe ajo për të cilën mbahet tash në paraburgim, janë të ndryshme.
Kurteshit nuk i vjen mirë, që Shoqata e të Burgosnve Politik asht mjaftue vetëm me nji reagim në letër për arrestimin e Kurtit dhe të tjerëve. Ai beson se vetë Kurtit nuk i intereson se 14-vjetori i lirimit e gjeti prapë në burg.
Edhe nji tjetër ish-i burgosun politik i regjimit serb, Jakup Krasniqi e quen të turpshëm arrestimin e Kurtit.
E se a e ka takue ndonjiherë Albin Kurtin në burgje e Serbisë, Brovina thotë se nuk asht e sigurt. Ajo e pranon se Kurti dhe të deputetët e tjerë janë të burgosun politikë, por ajo nuk i pranon si të mirëqena mjetet që ata kanë përdorë në Kuvend.
Ajo flet edhe për heqjen imunitetit të deputetëve gjatë veprimtarisë së tyne. Simbas Brovinës heqja e imunitetit asht akt demokratik, mirëpo prapë nuk asht e kënaqun me arrestimet e kolegëve të saj opozitarë.
https://www.youtube.com/watch?v=PMN3T45Iwq8