Akademiku, shkrimtari dhe kritiku letrar, Rexhep Qosja në Zona e Debatit në Klan Kosova ka folur për veprën e tij – raportin e saj me kohët, për popullin, për qeverisjen e tij – apo siç e quan ai “sundimin që i bëjnë elitat politike” dhe shumë gjëra tjera.
Qosja, duke folur për figurat historike, ka thënë se rrugëtimi – jetëshkrimi – i Adem Demaçit është për t’u pasur zili nga shumëkush, madje edhe nga popujt e Evropës, por që nderimi ynë për të është i pamjaftueshëm, njofton Klan Kosova.
“Adem Demaçi ka një jetëshkrim me të cilin mburret i gjithë populli shqiptar”.
“Ka 28 vjet burgje të Serbisë e Jugosllavisë – gjithë popujt e Evropës do të mburreshin me një figurë se ai”.
“Adem Demaçin s’kemi lejuar të inkuadrohet në politikë, s’kemi lejuar ta nderojmë politikisht”.
Për ta bërë më të qartë fjalën e tij lidhur me Demaçin, shkrimtari e ka krahasuar atë me Nelson Mandelan dhe nderimin që i kanë bërë afrikano-jugorët “heroit” të tyre.
“Mendela nuk është filozof, është një qytetar i thjeshtë që ka bërë një vit ose dy më pak se Adem Demaçi. Çfarë bënë afrikanët për të, i kanë ofruar këshilltarë, kujdes dhe e kanë krijuar si figurën më të madhe të popullit afrikan”.
Profesor Qosja, duke e vazhduar argumentin e tij për Demaçin ka shkuar më tej, duke thënë se politikanët janë munduar ta shuajnë figurën e tij.
“Politikanë kanë bërë të pamundurën për ta shuar figurën e Adem Demaçit”.
“Adem Demaçin s’e kanë lejuar të bëhet deputet, se kanë lejuar të bëhet kryetar i vendit , se kanë lejuar të bëhet kryeministër. Çfarë bëjmë: ne falsifikojmë historinë!”
Ndërsa, sa i përket atyre që e konstruktuan pavarësinë e Kosovës, Qosja e ka quajtur Demaçin arkitet të saj.
“Thuhet arkitektët e Kosovës – ata që e kundërshtuan luftën”.
“Adem Demaçi është arkitekt i pavarësisë së Kosovës që nga viti 1958”.
“Është bërë propagandë ndaj tij”.