Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësin e Delegacionit të Paqes HWPL nga Koreja Jugore, Man Hee Lee.
Presidentja Jahjaga e përgëzoi për angazhim e tij në vendosjen e paqes në botë dhe shprehu mbështetjen e Kosovës për nisma të këtilla.
Lee e njoftoi presidenten Jahjaga me aktivitetet që zhvillon Delegacioni i Paqes HWPL në kërkim të zgjidhjes më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për paqe përmes zbatimit të Deklaratës dhe Konventës Ndërkombëtare për ndërprerjen e luftës dhe konflikteve të armatosura ndërkombëtare.