Një femër dje është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Viti.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.