Mourinho ka befasuar me deklaratën e tij se kush mund të shpallet kampion në Angli.
Trajneri i Chelseat, Jose Mourinho ka thënë që lideri në Premierë Ligë, Leicester City, mund të fitoj titullin në Premier Ligë.
“Të jemi të sinqertë, ata e meritojnë të jenë aty”, tha Mourinho në një konferencë për media.
“E kam thënë shumë javë më parë që nuk besojë që ata mund të jenë kampionë, ndoshta duhet të mendoj dy herë para se të flas. Të jesh në krye pas një fillimi të mirë është një gjë, por të jesh aty në muajin dhjetor është diçka tjetër”.
“Ata mund të fitojnë titullin. Do të jetë diçka e mrekullueshme, do të jetë diçka për tu impresionuar në botën e futbollit, por këto gjëra mund të ndodhin”.
“Të gjithë janë kilometra larg nga ai. Çdo klub është kilometra lag nga ajo që Leicester është duke bërë. Ata janë të parët që meritojnë të gjithë këtë respekt dhe të gjitha këto komplimente”, përfundoi Mourinho.