Në akademinë ushtarake të Britanisë së Madhe ka diplomuar edhe një grup i kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kurse njëri nga kadetët e FSK-së, Ismail Hoxha, është shpallur kandidati më i mirë në të gjithë gjeneratën.
Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Lirim Grajçevci, i cili dha lajmin përmes lidhjes telefonike në Info Magazine të Klan Kosovës, tha se shpallja si më i miri i kadetit Hoxha është një nder i madhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për tërë shtetin.
“Sot kanë diplomuar katër kadetë në Akademinë Ushtarak në Londër, ndërsa kadeti Ismajl Hoxha u shpall kadeti më i mirë i tërë i akademisë”
“Ky çmimi është i rëndësisë dhe i veçantë. Kadeti i Kosovës u shpall kadetit më i mirë në tërë atë konkurrencë të madhe nga 30 shtet të botës”.
“Çmimi u dorëzua nga princi Çarls i cili pati shumë fjalë të mira për kadetin, por edhe për raportin Kosovë Mbretëri e Bashkuar”.
“Raportet e mira do të vazhdojnë edhe më tutje, por Britania jep edhe kontribute të tjera të mëdha edhe në sektorë të tjerë të sigurisë”.
“Deri më tani kemi 12 kadetë të diplomuar në Akademinë e Londrës dhe kjo do të vazhdojë”, tha Grajçevci në lidhjen e tij telefonike me Info Magazine nga Britania e Madhe.