Këngëtarja Lady Gaga ka folur për eksperiencën e saj të hidhur kur ishte dhunuar në moshën 19-vjeçare.
“Nuk i kisha treguar askujt për 7 vjet. Nuk e di se si të mendoj për të. Nuk e dija si ta pranoja. Nuk e dija nëse duhet ta fajësoja veten. Ishte diçka që ma ndryshoi jetën. Më ndryshoi komplet.”
Gaga zbuloi se nuk i kishte thënë askujt derisa kishte marrë kërcënime nga dhunuesi se nuk do ta linte rehat.
“Kur ju e kujtoni atë që ju ka ndodhur edhe vite pas, ju shkakton stres jo vetëm psikik por edhe fizik. Prandaj shumë njerëz nuk vuajnë vetëm emocionalisht por kanë edhe dhembje fizike për faktin se janë abuzuar, dhunuar dhe traumatizuar.” – vazhdoi këngëtarja.