“Pasi që deri më tani kanë qenë temperaturat e mira, NP “Termokos” Sh.A. ka kursyer mazutin për ditët më të ftohta. Të gjitha përgatitjet e nevojshme janë bërë me kohë për fillimin e furnizimit me ngrohje. Ndërkohë, janë siguruar edhe rezervat e para të mazutit për fillim të mbarë të sezonit ngrohës”.
Kështu shprehet Ndërmarrja “Termokos”.
Bazuar në paralajmërimet meteorologjike për uljen e temperaturave, NP “Termokos” Sh.A. prej nesër më datën 15.11.2013 do të fillojë furnizimin me ngrohje.
Orari i furnizimit me ngrohje do të jetë varësisht nga temperaturat e jashtme.
NP “Termokos” Sh.A. kërkon edhe një herë tek të gjithë konsumatorët borxhlinj, që të kryejnë obligimet e tyre, në mënyrë që të kemi mundësi të ofrojmë ngrohje për një periudhë sa më të gjatë.