Kylie Jenner dukej mahnitëse teksa ka parakaluar në tapetin e kuq të eventit të Rihanës “Diamond Ball” mbrëmjen e së enjtes.
E veshur me një fustan të bardhë bukuroshja 18 vjeçarja të jepte përshtypjen se e kishte zgjedhur fustanin e saj në një katalog dasmash.
Ndërkohë që i dashuri i saj Tyga e priste, ylli i “Keeping Up With Kardashian” ka pozuar për fotografët në tapetin e Los Anxhelosit duke treguar format e saj perfekte.