Lajmet e fundit

Gashi: Nuk do ta votoj Thaçin për President

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka thënë se nuk do ta votojë Hashim Thaçin për president ngase mendon se nuk është figura më e duhur për president.

Gashi në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se do të votojë po ashtu kundër Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, rezultati i punës një vjeçare të qeverisjes Mustafa, nuk është i dëshirueshëm as për kryeministrin dhe as për qytetarët.

Ai ka thënë se sa i përket liberalizmit të vizave kriteret kanë qenë të përmbushura qysh moti, por arsyet për ngecje në këtë drejtim janë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.