Lajmet e fundit

Behgjet Pacolli: Qeveria po gënjen

Presidenti i AKR’së Behgjet Pacolli thotë se Qeveria e udhëhequr nga Isa Mustafa po manipulon qytetarët duke i gënjyer se ka punuar gjatë këtij viti. Thotë se me 2015 nuk kishte shtim të investimeve por vetëm ikje masovike të investitorëve të huaj.

Shkrimi i plotë i Pacollit në Facebook:

Sot në portalet e Kosovës lexova së Qeveria, ose më saktë, MTI-ja deklaron se në 9 muajt e fundit në Kosovë kishin hyrë në formën e investimeve të huaja 270 milion euro dhe renditja e Kosovës në “Doing Business”(për të bërë biznes) ishte përmirësuar, nga vendi i 188 në vendin e 66.

Çfarë hipokrizie dhe arrogancë! Si munden këta njerëz të luajnë me fatin e qytetarëve të varfër të Kosovës (mos të them si munden me gënjy në këtë menyrë) kur dihet së këto të dhëna shpejt verifikohen. Mos na trajtoni si kafshë, edhe ne kuptojmë diçka. Ju lutem! Unë i garantoj qytetarët e Kosoves së:

1) Jo, në vitin 2015 nuk ka shtim investimesh të huaja, por më keq, ka ikje masovike të tyre.

2) Po reduktohen investimet e huaja, ato hollandeze, investimet austriake, investimet gjermane në vlera të konsiderueshme. Dmth ka investitorë që po tërhiqen.

3) Nuk ka investime angleze në rritje, por janë thjeshtë Eurot e taksapaguesve të varfur të Kosovës që paguhën nga Kosova në filialet e kompanisë qe ekzekuton punët, me kontratë, në Kosovë, me paratë e Kosovës që kthehën (joproporcionalishtë) prap në Kosovë për të paguar shpenzimet efektive për ndërtimin e autostradës.

Janë mjete që kanë dal nga Kosova dhe kanë shkuar në Angli e nga Anglia hyjnë në Kosovë për ndërtimin e autostradës. Si mundën këto mjete të konsiderohën si investime të huaja? Vërtetë hipokrizi!. Janë thjeshtë paratë e qytetarëve, që po përdoren nga kompanit kontraktuese në ndërtimin e autostradës së Shkupit.

A di dikush ndonjë investitor anglez që ka ardhur në 2015? Jo, sigurisht që jo! Nuk ekziston, jo vetëm anglez, por asnjë.

4) Po ikin investimet nga minierat, që ashtu kështu nuk kishin fokus në pasurimin e xeheve, por shfrytëzimin e tyre intensiv.

5) Në patundshmëri, qiradhënie, por dhe në ndërtimtari ka rritje, por ajo vjen ekskluzivisht prej diasporës sonë, prej mërgimtarëve, dhe jo prej investitorëve të huaj. E për më shumë nuk ka asnjë shtesë në numrin e të punësuarve, veç 4000 vetëve, që ka deklaruar qeveria (prap ndoshta me hamendje pa asnjë dëshmi)

Jo zonja e zotërinjë, qytetarët e Kosovës kësaj radhe nuk e besojnë këtë, në këtë formë, ku janë dëshmitë, emrat, datat shumat, objektët, etj.

6) Kosova, po bie në klasifikimin botëror të Bërjes së Biznesit pas ngritjes së realizuar nën udhëheqjen e resorit të Tregtisë prej zonjës Kusari. Qytetarët tani më lexojnë dhe logjikojnë.

E vërteta është që manipulohet nga raportet e qeverisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.