Lajmet e fundit
Rita Ora me një fustan të bukur dhe elegant

Rita Ora me një fustan të bukur dhe elegant

E përzgjedhur për t`i dorëzuar një çmim këngëtarit Eminem para ca ditësh në skenën të MTV European Music Awards, Rita Ora është paraqitur me një fustan të gjatë dhe të zi, klasik dhe joshës.

Fustani klasik i Rita Orës prapë se prapë nuk e tha fjalën e fundit.

Zakonisht ajo është shumë guximtare kur bëhet fjalë për modë, por kësaj radhe Rita Ora ka përzgjedh të paraqitet me një pamje shumë të thjeshtë për ceremoninë e  MTV European Music Awards.

E ftuar për të dorëzuar një çmim për Eminem, për të shpërblyer gjithë karrierën e tij, këngëtaria 22 vjeçare është paraqitur  në skenë me një fustan të zi dhe joshës bashkë me dashnorin e saj DJ Calvin Harris.  Rita ka botuar një foto në Instagram ku shihet me këngëtaren Katy Perry, e cila ka fituar çmimin e artistes më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.