Lajmet e fundit

Brukseli ndau 1 Miliard Euro për Ballkanin. Serbia merr më shumë se Shqipëria e Kosova së bashku!

Komisioni Evropian ndau një shumë të madhe parash, 1 miliard euro për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë.

Kjo është paketa e vitit 2015 për programin e ndihmës së para anëtarësimit, për vendet që kërkojnë të hyjnë në Bashkimin Europian

Serbia mori shumën më të madhe në rajon, 196.6 milion Euro.

Shqipëria do të përfitojë 89.9 milion Euro, ose më pak se gjysma.

78 milion Euro shkojnë për Kosovën, 37.2 milion për Bosnje-Hercegovinën, 24.1 milion për Maqedoninë, dhe mbi 40 milion për Malin e Zi.

Turqia do të marrë 255.1 milion Euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.