Lajmet e fundit

Plaçkitja në Pejë e biznesmenit nga Prishtina. Xhevat Ibra: Po punojmë në kapjen e autorëve. Nuk ka vend për shqetësim

Rreth plaçkitjes në Pejë të biznesmenit nga Prishtina, dy netë më parë dhe rreth raportimeve të rastit nga mediat ka reaguar rreshter Xhevat Ibra – Zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë. Në intervistë për emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit sot, zëdhënësi rajonal i policisë Xhevat Ibra ka thënë se hetimet po shkojnë mbarë dhe shpreson shumë se do të çojnë në kapjen e autorëve të këtij krimi, porse rasti si rast nuk duhet të bëjë që biznesmenët dhe qytetarët që frekuentojnë rajonin e Pejës ta ndjehen të shqetësuar. ‘Hetimet po shkojnë mirë në identifikimin dhe kapjen e autorëve të mundshëm të këtij akti. Policia po punon në nivel lokal dhe rajonal në zbardhjen e rastit. Është me rëndësi të thuhet dhe të raportohet në mënyrë që të mos ketë keqkuptime, se puna që po bënë policia jonë në këtë rast, presim që të na çojë në kapjen e autorëve dhe nga kjo nuk duhet që biznesmenët dhe qytetarët tjerë që frekuentojnë rajonin e Pejës të ndjehen të shqetësuar.’-tha Ibra për ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit. Zëdhënësi policor i rajonit të Pejës, Xhevat Ibra poashtu ka folur edhe për incidentin e Gorazhdecit duke kritikuar mediat e shtetit serb se rastin janë munduar ta paraqesin si politik. ‘Incidenti i Gorazhdecit nuk ka qenë i orjentuar ndaj minoritarëve. Ai incident ka vetëm një emër, është incident kriminal. Ne po punojmë ta zbardhim ndërsa patrullimet tona janë atje 7 ditë dhe 24 orë. Mediat e shtetit fqinjë kanë raportuar me tendencë por e vërteta është se policët tonë po punojnë në atë ngjarje dhe si të tillë do ta zbardhim’-deklaroi zëdhënësi rajonal i policisë së Pejës Xhevat Ibra.

Leave a Reply

Your email address will not be published.