Lajmet e fundit

25 vjetori i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar

Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar sot shënon 25 vjetorin e themelimit. Kjo lidhje e arsimtarëve ishte themeluar me qëllim që të kërkonte të drejtat në arsim, duke kundërshtuar planet diskriminuese që Serbia bëri ndaj arsimit në Kosovë.

Njëri nga themeluesit, Rexhep Osmani tha se qëllimi Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar ishte që të bllokonte synimin e Serbisë për ta shkatërruar arsimin në Kosovë.

“Serbia pretendonte që të gjitha kompetencat e sistemit arsimor të Kosovës t’i bartë në Serbi, synonte t’i impononte plan-programet në Kosovë. Po ashtu, filloj t’i emëronte drejtorët e shkollave dhe inspektorët që i sillte nga Serbia, por fal bashkimit në një rezistencë, ne filluam të bënim plan-programet, zgjedhjen e drejtorëve dhe të tjera. Me këtë rast filloi terrori i Serbisë mbi arsimin në Kosovë, ku së pari janë ndalur pagat, pastaj filloi t’i mbyllë shkollat, deri në shtator të vitit 1991 ku mbylli të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë. Disa shkolla u bënë edhe kazerma të ushtrisë serbe, kurse ne e rifilluam mësimin në shtëpitë private”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.