Lajmet e fundit

Euro 2016’: Ja detajet e shortit në Paris

Kampionati Europian 2016 do të marrë sot formë në Paris, aty ku 24 skuadra do të njihen sot me kundërshtarët dhe grupet respektive për finalet e Francës. Europiani nis më 10 qershor dhe përfundon më 10 korrik të vitit 2016. Sot, në hedhjen e shortit, do të aplikohet një formulë e re, teksa nga 16 skuadra, Europiani i Francës do të ketë 24 vende pjesëmarrëse, teksa fituesi i turneut fiton të drejtën të marrë pjesë në Kupën e Konfederatave.

Shorti me 23 përfaqësueset e kualifikuara, të cilave u shtohet edhe Franca si vend organizator, do të funksionojë me ndarjen në katër vazo, në bazë të koeficientit të UEFA­s. Prej aty, do të formohen gjashtë grupet me nga 4 skuadra. Franca pozicionohet automatikisht në grupin A, ndërsa pesë skuadrat e tjera që cilësohen koka grupi janë Spanja kampione në fuqi, Gjermania kampione e botës, Anglia, Portugalia dhe Belgjika. Në short këto pesë skuadra do të shpërndahen nga grupi B deri në F, shkruan PanoramaSport.

Me të njëjtin mekanizëm do të përcaktohen edhe grupet e skuadrave që ndodhen në vazon e katërt, ku debutues të tjerë historikë përveç Shqipërisë, janë edhe Uellsi, Irlanda e Veriut, Islanda dhe Sllovakia. Në këtë vazo janë edhe Turqia e Republika e Irlandës. Më pas, gjatë shortit do të përcaktohen grupet e skuadrave të vazos së tretë, të cilat janë Republika Çeke, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Hungaria. Të fundit që do të hidhen në short janë skuadrat e vazos së dytë, ku kundërshtari më i rrezikshëm është Italia, por rivalët e tjerë janë me peshë në kontinent: nisur nga Rusia dhe Zvicra, për të vijuar me Austrinë, Kroacinë dhe Ukrainën. Zgjerimi në EURO 2016 bën që përveç dy të parave në grupe, të kualifikohen edhe katër të tretat më të mira.

Leave a Reply

Your email address will not be published.