Presidenti çek, Milos Zeman, nuk e pëlqen idenë që Turqia të bashkohet me Bashkimin Europian.
Gjatë vizitës së tij tre ditore në rajonin verior të Bohemias, Zeman ka kritikuar ashpër BE-në rreth ndihmës në vlerë 3.2 milionë dollarë për Turqisë, transmeton Gazeta Blic.
“Perandoria Romake para se të shembej, u dha haraç barbarëve [që mos të vjedhin në territorin e saj],” tha ai, duke shtuar se Turqia si anëtare e NATO-së po vepron edhe si aleate e ISIS-it.
Më pas ai ka shtuar se Turqia mund të kujdeset për refugjatët sirianë, sepse shumica nga ta janë myslimanë.
“Rreziku nuk qëndron te Islami, por në transferimin e këtyre zakoneve në Europë,” ka theksuar ai.
Ai gjithashtu ka paralajmëruar se Turqia duhet të trajtohet me ‘kujdes’ dhe se nuk mund të trajtohet sikurse çdo komb tjetër europian.