Lajmet e fundit

Haradinaj : Kosova ka nevojë për një qeverisje më të mirë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se manifestimin e organizuar nga opozita në Gjilan se aty sot janë për të ndalur një të keqe.

Ai ka thënë se Anamorava njihet që ka bërë gjithmonë për vendin, dhe se ka dhënë njerëz të mëdhenj si Idriz Seferi e deri tek lufta e UÇK-së.

“Në Kosovë jemi bërë vendi më i korruptuar, i dobët ekonomikisht, jemi të lodhur. Klasa politike po donë me na e kthye Serbinë në Kosovë nëpërmjet marrëveshjeve.”

“Mali i Zi po thotë nuk duam territor të Kosovës, e udhëheqësit tonë po donë me dhanë tokë”

Ai ka thënë se po tentohet të na frikësojnë, duke na arrestuar, por shqiptari nuk pranon me dhunë të këqijat për vendin e vet.

“Na kanë quajtur edhe banditë edhe kriminel, e këtë e kanë thënë që të ju ndalin juve për mos me dalë më i kundërshtua këto marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

Ju gjilanasit po tregoni se jeni kundër ashtu sikur qytetarët e komunave tjera të Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për një qeverisje më të mirë.

Në fund të fjalimit të tij, Haradinaj ka thënë se Kosova është vend i serbëve të Kosovës, por jo e Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.