Lajmet e fundit

E pranon Benitez: Kam probleme me Ronaldon

Rafa Benitez nuk e ka mohuar që nuk ka marrëdhënie të mira me Cristiano Ronaldon, por ka thënë se dal nga dal janë duke e njohur njëri-tjetrin.

Cristiano Ronaldo ka shprehur haptazi se nuk e pëlqen trajnerin spanjoll Rafa Benitez. Sipas MARCA, portugezi mendon se nuk çmohet ashtu si nga trajneri Carlo Ancelotti.

Trajneri italian, vazhdimisht për dy vite me radhë, kishte përsëritur se Cristiano është lojtari më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë, duke e quajtur atë si më të mirin në botë. Këtë nuk po e bën Benitez, madje ai iu shmanget pyetjeve lidhur për çmimin Topi i Artë duke mos përmendur emrin e Cristiano Ronaldos.

Kjo sjellje e Benitez ka bërë që Ronaldo të mos e dëshiroj spanjollin dhe nuk do ta bëjë një gjë të tillë derisa të shkarkohet nga posti i trajnerit të Realit, shkruan MARCA.

“Nuk do të flas në detaje për problemet e mia me Ronaldon pasi që është ai që ka folur për këtë gjë, sa i përket meje gjithçka është në rregull. Ne kemi nevojë ta njohim njëri tjetrin. Na lejoni ta bëjmë këtë gjë”, u ka thënë gazetarëve Benitez duke mos mohuar se nuk i ka raportet e mira me Ronaldon.

“Unë e kam çmuar Ronaldon edhe kur nuk ka shënuar gola, por tani që ka filluar ta bëjë këtë do të na ndihmojë shumë”, ka shtuar më tej Benitez.

Leave a Reply

Your email address will not be published.