Lajmet e fundit

Grabovci: VV e pati votuar ndryshimin për vijën kufitare me Malin e Zi

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, gjatë një interviste për KosovaPress tha se opozita nuk ka të drejtë të sillet në formën që ka zgjedhur ndaj institucioneve të shtetit.

Ai kujton se pozita ende nuk pati mundësi të deklarohet në Kuvend për çështje mjaft të rëndësishme që po e presin vendin dhe që kanë të bëjnë me jetën e qytetarit në veçanti.

Veprimet e opozitës, Grabovci i quan të pa arsyeshme.

Grabovci: Nuk kanë të drejt të sillen në atë mënyrë me institucionet e shtetit

“Sa i përket veprimeve që ka përdorur opozita ne asnjëherë nuk jemi pajtuar dhe nuk mund t’i arsyetoj askush. Nuk kanë të drejt të sillen në atë mënyrë me institucionet e shtetit të Kosovës, aq më tepër kur kemi të bëjmë me institucionin me të lartë vendimmarrës, Kuvendin e Kosovës, vendin ku duhet të debatohet, ku duhet të ngritën të gjitha shqetësimet dhe të merren vendimet të përcaktohen rrugët për të ardhmen, prandaj kjo është shqetësim. Ndërsa sa i përket arsyeve që është thirrur op ozita, ne prej kohësh kemi deklaruar se na është pamundësuar deklarimi ynë, e drejta e fjalës që është kushti elementar në demokraci”, tha Grabovci.

Megjithatë, sipas Grabovcit, seanca e së hënës do të mbahet edhe përkundër presioneve e bllokadave që mund t’i presin. Do të vendoset për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe kjo do të bëhet, tha Grabovci për KosovaPress.

Grabovci: Seanca e së hënës, një nga seancat me të rëndësishmet

“ Prandaj ky është realiteti ynë, kemi caktuar seancën e radhës, jemi të vendosur që të vazhdojmë tutje me gjithë pengesat që mund të na dalin, për të penguar punën e Kuvendit ne do të bëjmë përpjekje që t’i përmbushim obligimet tona. Sepse seanca e së hënës do të jetë një nga seancat me të rëndësishmet, sepse presim të votohet dokumenti me i rëndësishëm që ka ndikim drejtpërsëdrejti në çdo familje dhe çdo qytetarë të Kosovës, pra është buxheti i Kosovës. Pa aprovimin e buxhetit, do të paralizohet në tersi dhe shteti. Prandaj ne jemi të thirrur që të bëjmë zgjidhje dhe jo bllokada”, tha shefi i grupit parlamentar të PDK-së.

Grabovci ka një fije shprese se të gjithë deputet do të jenë në seancën e së hënës dhe do ta kalojnë “buxhetin” e shtetit.

Grabovci: Të mundësohet seanca e Kuvendit

“Unë uroj që ditën e hënë të gjithë deputetët e Kuvendit të jenë bashkërisht në sallën e kuvendit të mundësojnë seancën plenare, të marrin pjesë në shqyrtimin e buxhetit, që është në interes të gjithë qytetarëve”, tha ai.

Grabovci “zhurmës” së opozitës për çështjen e Demarkacionit i është përgjigjur me kundër akuzë. Ai thotë se janë një pjesë e këtyre opozitarëve që sot protestojnë, ata të cilët votuan për ndry shimet e në përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Vetëvendosje në tërësi ka votuar pro këtij ndryshimi, thotë Grabovci.

Grabovci: VV në 2012-ën e votoj ndryshimin për vijën kufitare me Malin e Zi

“Nëse i referohemi në vitin 2012 një votimi që është bërë mund ta konstatoni shumë lehtë se një pjesë e opozitës, ka pasur në një far forme në përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, një pjesë e madhe e deputetëve të PDK-së, ka votuar kundër, ndërsa deputetët e VV-së të gjithë pa përjashtim kanë pasur votë të bashkuar dhe unike dhe i kanë dhënë aprovimit këtij ndryshimi. Mund ta shihni vet në votimin në vitin 2012 kur ka qenë në pyetje votimi për projektin kombëtarë për bjeshkët e Nemuna, shihni se VV të gjithë kanë votuar pro, ndërsa të PDK-ja ka numër shumë të madh të deputetëve që kanë votuar kundër, ka edhe abstenime. Kët u është një absurditet që po ndodh, kjo marrëveshje ende nuk ka ardhur në duart e deputetëve. Ne nuk e kemi pranuar zyrtarisht, ne duhet të hapim rrugë debatit”, tha Grabovci.

Ndërsa ndërlidhjes së mundshme të veprimeve të opozitës dhe pozitës me çështjen e Gjykatës Speciale, i pari i parlamentarëve të PDK-së në Kuvendin e Kosovës, i përgjigjet me arsyetimin se Kuvendi i Kosovës e ka dhënë mendimin e vet për këtë çështje, dhe tek ta nuk ka frikë në vërtetimin e luftës sëUÇKsë.

Grabovci: Me Gjykatën Speciale vërtetohet lufta jonë e drejtë

“Unë këtë nuk e besoi fare. Kuvendi i Kosovës e ka dhënë mendimin e vet, ka dëshmuar se ne nuk i frikësohemi asnjë gjyqi, kemi kërkuar dhe kërkojmë gjyq të paanshëm, të ndërtuar mbi bazën e argumenteve dhe jo mbi bazën e linçimeve apo thashethemeve të njerëzve . Duhet të ketë dëshmi dhe dëshmitar me kredibilitet që vërtetë janë në gjendje ta dëshmojnë të vërtetën dhe askush nuk është më i interesuar ta gjejë të vërtetën se sa ne. Sepse kur të dëshmohet e vërteta vërtetohet pastërtia e luftës sonë të drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. është absurde të mendohet për krime të luftës në Kosovë. Se kush ka bërë krime të luftës, se kush ka bërë gjenocid, kundër kujt është e qartë, ai është shteti serb”, tha Grabovci për KosovaPress. /K.Press/

Leave a Reply

Your email address will not be published.