Ministri i Mirëqenies Sociale dhe zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, Arban Abrashi ka reaguar ndaj sulmit që i bën aktivistët e Vetëvendosjes, duke thënë se është realizim i kërkesave të tyre politike përmes dhunës, përmes liqimit publik dhe përmes keqpërdorimit të të miturve.
Ministri Abrashi për KosovaPress tha se kjo është mënyra e politikbërjes së tyre përmes cilës po shprehin dhunë.
Abrashi:Sulmi ndaj meje mënyra e politik bërjes
“Pa dashur me iu dhënë shumë vëmendje sulmeve të tilla, është mënyrë e politikëbërjes së tyre, politikbërjes së shprehur përmes dhunës. Për mua personalisht është e papranueshme dhe unë mendoj të kem kundërshtimin tim të lirë, sepse pretendoj që jetojmë që në një vend demokratik siç është Kosova. Është realizimi i kërkesave të tyre përmes dhunës, përmes liqimit publik, përmes keqpërdorimit të të miturve. Unë i kam parë edhe ata dje të cilët kanë hedhur ngjyrë, kanë qenë shumë të rinj, ndoshta edhe të mitur kjo është e papranueshme për një vend Evropian. Është mënyrë e politik bërjes së tyre dhe shpresoj që votuesit do të ua tregojë vendin në një far mënyre”, ka thënë Abrashi për KosovaPress.
Abrashi ka treguar se ka dhënë raportin e tij në polici. Sulmin ndaj tij, thotë se do ta lërë në duart e gjyqësorit dhe Policisë së Kosovës.
Abrashi: Me sulmin ndaj meje do të merren organet kompetente
“Unë e kam dhënë raportin tim në polici tani është në duar të organeve përkatëse, në këtë rast gjyqësorit ose policisë që të veproj tutje”, tha Abrashi për KosovaPress.
Policia e Kosovës në raportin e 24 orëve tregon për dy të arrestuar lidhur me këtë rast.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit kanë sulmuar me shishe xhami me ngjyrë automjetin zyrtarë që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Mirëpo, kë të Vetëvendosje e kishte justufkuar sulmin duke thënë se “ky ministër para disa ditësh e ka krahasuar forcën më të madhe opozitare në Kuvendin e Kosovës me terroristët e ISIS”.
“Abrashi është një abuzues dhe ofendues, i cili ka etiketuar rëndë opozitën e vendit të tij, duke përdorur fjalë të njëjta me Serbinë. Sipas Abrashit, aktivistët që përdorin ngjyrë e vezë për të protestuar janë terroristë. Ndërkohë kolegët qeveritarë e partiakë të Abrashit mbajnë nëpër shtëpi e nëpër makinat e tyre arsenale armësh pa leje, dhe i përdorin këto armë për të shantazhuar qytetarët e policët, dhe për të mbrojtur aferat e tyre korruptive, për të cilat as nuk mundohen që t’i fshehin”, thuhej në njoftimin e Vetëvendosjes.
Përveç kësaj, më tej thuhet se Abrashi është një prej mbrojtësve më të zellshëm të “Zajednicës” dhe të marrëveshjeve qeveritare me Beogradin, të cilat po ndajnë e po dëmtojnë rënd ë Kosovën.
“Qeveria e Kosovës dhe zyrtarët e saj nuk do të mund të kenë rehati pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë dhe demarkacioni me Malin e Zi”, potencohet nga VV, duke shtuar se kërkojnë lirimin e menjëhershëm të aktivistit të arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë realizimit të këtij aktiviteti./K.Press