Së paku 16 persona kanë vdekur dhe dhjetëra tjerë janë plagosur në dy shpërthime, në një lagje të qytetit sirian Homs, i cili është nën kontroll të forcave qeveritare.
Vetura me një bombë ka shpërthyer afër një spitali në lagjen Al-Zahra, në pjesën lindore të Homsit.
Ndërsa sa i përket shpërthimit të dytë që fillimisht dyshohej se ishte po ashtu bombë, sigurisht se bëhet fjalë për një kanistër me gaz që me të janë plagosur njerëzit që kanë ofruar ndihmë viktimave të shpërthimit të parë, kanë bërë të ditur mediat siriane ndërsa transmeton Reuters.
Televizioni sirian e ka përshkruar sulmin si dy “shpërthime të mëdha terroriste”.
Në xhirimet e televizionit shtetëror janë publikuar skena kaotike me tym të zi, derisa njerëzit pranë gërmadhave tentojnë të transportojnë të lënduarit.
Agjencia SANA ka raportuar se vetura bombë ka qenë e mbushur me 150 kilogramë eksploziv.
Agjencia ka publikuar fotografitë e dy meshkujve që nxjerrin një grua nga flakët.