Një qytetar i pjesës veriore të Mitrovicës, i përkatësisë serbe, ka rrahur gjashtë policë të Kosovës po ashtu të komunitetit serb.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 13, me ç’rast policia e ka arrestuar të dyshuarin.
Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se i dyshuari ka sulmuar fizikisht zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës.
Gjashtë zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe te njëjtit kanë pranuar tretman mjekësore. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./K.Press/