Bora ka mbuluar Britaninë e Madhe sot raporton tabolidi britanik “Mirror”, derisa qytetarët po ballafaqohen me temperatura të acarta, borë dhe të reshura të mëdha që po shkaktojnë vërshime në disa pjesë të vendit.
Meteorologët britanikë kanë lëshuar disa vërejtje në veri, perëndim lindje e territore të tjera për këtë vikend lidhur me ndryshimet e motit e, po ashtu edhe për Kufijtë Skocezë, Uellsin Perëndimor dhe Irlandë Veriore.
Por, Britaninë e Madhe pritet ta godasë së shpejti stuhia “Eva” pasi u godit nga stuhia e para pak ditëve “Desmond”.
Po ashtu erërat e fuqishme janë duke goditur disa regjine të Mbretërisë së Bashkuar, duke shkaktuar probleme në furnizim me energji elektrike dhe shërbime tjera.