Lajmet e fundit

Hoxhaj: Thaçi president, ose zgjedhje të reja

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë për RTV “Besa” se koalicioni PDK-LDK ka marrëveshje që kryetari aktual i PDK-së, Hashim Thaçi, të bëhet President i vendit. 

“Nëse deklarata e Arben Gashit apo dikujt tjetër nga LDK bëhet realitet, ne atëherë, edhe sipas Kushtetutës së Kosovës, duhet të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë ai.

“Prandaj, Thaçi më 2016 do të bëhet president. Jemi të vetëdijshëm që kjo për PDK-së është një humbje si parti, por jemi të vetëdijshëm për angazhimin dhe kontributin që do të jep ai edhe si president i Kosovës. Ne si PDK nuk jemi aspak për zgjedhje të parakohshme, e besoj se këtë gjë nuk e duan as vetë qytetarët”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.