Lajmet e fundit
Arrestohet inspektori i ATK-së me 1 mijë euro ryshfet në duar

Arrestohet inspektori i ATK-së me 1 mijë euro ryshfet në duar

Sot hetuesit policorë, me urdhër të prokurorit të shtetit, në bazë të informatave të siguruara përmes rrugëve operative dhe në bashkëpunim me njësinë e standardeve profesionale të ATK-së, duke i zbatuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit është bërë i mundshëm të bëhet arrestimi i të dyshuarit në flagrancë.
Personi i dyshuar tashmë i arrestuar A. K. mashkull/kosovar, deri në momentin e arrestimit ishte inspektor i ATK-së për mbledhjen e tatimeve në rajonin e Prishtinës.
I dyshuari ka shkuar në një kafiteri në Graçanicë dhe ka pranuar si ryshfet shumën e parave në vlerë prej 1000 eurove nga pronari i lokalit në mënyrë që si shpërblim t’ia fshihte borxhin që ky i fundit kishte ndaj ATK-së, përmes një firme tjetër.
Personit të dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prishtinë, i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme

Leave a Reply

Your email address will not be published.