Shumëkush nuk e di si është dukur Prishtina para luftës së vitit ’99.
Disa fotografi të vjetra tregojnë se nuk kishte ndërtime pa plan, kishe vetura të thuajse një modeli, funksiononte trafiku urban, e mbi të gjitha kishte pishinë në qendër të Prishtinës.
Vetëm ata që janë prishtinas të vjetër e dinë ku i bie kjo pjesë.
Ka fotografi edhe nga rrugicat e Prishtinës së vjetër, që tani i bie të jetë përreth gjimnazit “Sami Frashëri”, e shihet që shumëçka në atë kohë ishte në rregull me këtë qytet.
Këto fotografi janë postuar tek Albanian Vintage Photography, ku këto fotografi janë gjetur në arkiva dhe përpunuar nga persona të ndryshëm.
Keni pamje edhe nga Dragodani, ku më së miri shihen ndërtimet e asaj kohe në Prishtinë.