Partia Demokratike do të protestojë sërish të enjten e 17 dhjetorit. Vendimi është marrë në selinë blu gjatë një takimi mes deputetëve demokratë dhe drejtuesve të degëve të Tiranës.
Protesta do të mbahet përpara parlamentit, në ditën kur Kuvendi do të shqyrtojë projektbuxhetin 2016.
Pas zyrtarizimit të protestës, shefi i opozitës Lulzim Basha deklaroi se protestat e demokratëve nuk do të ndalen deri me rrëzimin e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeveri teknike që garanton zgjedhje të lira e të ndershme.
Partia Demokratike ka deklaruar se do të ndjekë në mënyrë të pandalshme të gjitha taktikat e opozitarizmit deri tek protesta dhe aktet demokratike të mosbindjes civile.