Lajmet e fundit

Ja si do të jenë temperaturat nesër dhe javën që vjen

Ditën e diel do të vazhdoj të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa ditët e para të javës do të mbajë mot pjesërisht i vranët.

Ditën e martë gjatë mëngjesit, në vise të ulëta priten mundësi edhe për mjegull, që vende-vende mund të qëndrojë edhe gjatë ditës, e të mërkurën vransirat do të shtohen, ku priten edhe mundësi për reshje të dobëta shiu, e në vise malore reshje të dobëta bore.

Gjatë orëve të mëngjesit për këtë periudhë pesë ditore do të ketë ngrica të lehta, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat maksimale do të mbeten mbi vlera mesatare dhe do të sillen nga 7C deri 9C, e kah mesi i javës pritet të zbresin deri në 5.

Temperaturat minimale do të mbesin në vlera negative dhe do të luhaten nga -3C deri -2C. Era do të fryejë nga verilindja-juglindja 1-3m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet mbi vlera normale, e kah mesi i javës sërish do të jetë në rritje.

12391001_927223283992092_2352761606690438489_n

Leave a Reply

Your email address will not be published.