Një grua e cila ishte viktimë e trafikimit me njerëz nga organizatat kriminale në Meksikë ka rrëfyer tmerret që ka përjetuar.Karla Jacinto beson se ajo është përdhunuar rreth 43.200 herë pari ishte detyruar të kishte marrëdhënie seksuale me të paktën 30 meshkuj në ditë për katër vjet, raporton CNN.
Në moshën 12 vjeçare ajo tregon se ishte joshur nga një trafikat me dhurata, para dhe makina të shpejta.
Trafikanti 22 vjeçar e bindi Jancinto që të ikte me të në Tenancingo, një qytet meksikan në shtetin Tlaxcala, I njohur si qendra më e madhe e trafikimit me njerëz dhe vend I zakonshëm për viktimat para se të prostituoheshin me forcë.
Jacinto i tha CNN se jetoi me trafikantin e saj për tre muaj para se të dërgohej në Guadalajara, një nga qytetet më të largëta meksikane, ku ishte e detyruar që të punonte si prostitutë.
‘Nisja punën në 10 të mëngjesit dhe e përfundoja pas mesnate. Disa burra qeshnin me mua sepse unë qaja. I mbyllja sytë në mënyrë që të mos I shihja se çka më bënin, kështu nuk do të ndjeja asgjë”, tha ajo.
Gjatë kësaj kohe, ajo ishte rrahur nga trafikanti I saj, pasi kishte parë shenja të puthjes në qafën e saj që I kishte lënë një konsumator.
“Nisi të më rrihte me zinxhir në gjithë trupin. Më grushtoi, shqelmoi, shkuli flokët, pështyu në fytyrë dhe gjithashtu me dogji me hekur”, rrëfen Jacinto.
Janë rreth 20.000 viktima të trafikimit në Meksikë çdo vit.
Jacinto ishte shpëtuar në një operacion të policisë në Mexico City. Tani, në moshën 23 vjeçare, ajo është avokate kundër trafikimit me njerëz.