Lajmet e fundit

Ansambli Isa Boletini zgjodhi strukturat udhëheqëse ?

Sot u mbajtë kuvendi zgjedhor i Ansamblit “ISA BOLETINI” në Rogovë. Me praninë e anëtarëve të vjetër, anëtarëve të rinjë dhe aktivistëve që veprojnë në ngritjen e kulturës në Rogovë, u zgjodhën strukturat udhëheqëse të këtij Ansambli. Ku me anë të rregullores së punës të caktuara në statut të Ansamblit, dhe dispozitave ligjore në fuqi, u zgjodhën
Kryetar i Ansamblit – Mehmet Shala
Nënkryetar – Valmir Gashi
Kurse në ekzekutiv u zgjodhën kryesia e re, të cilët janë: Sefedin Hoti, Agim Gashi, Alban Cahani, Rexhep Kryeziu, Valon Gashi, Blerina Hoti, Flejana Hoti, Besjana Shala. Zgjedhja e grupeve punuese do të bëhet në ditët në vazhdim.
Ne i falenderojmë shumë përzemërsisht Ramadan Shalën i cili ka dhënë kontribut të madh, dhe i cili do të vazhdojë të jep sipas mundësive të tij. Dhe i falenderojmë të gjithë ata që ishin pjesë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e pandashme e Ansamblit tonë.
Ne tash kemi filluar rrugëtimin tonë drejt sukseseve të cilat do të na qojnë tek synimet tona me qëllim të ngritjes së kulturës sonë Rogovase.

Leave a Reply

Your email address will not be published.