Lajmet e fundit

Këto 6 gjëra e shkaktojnë vdekjen e hershme – dhe nuk është vetëm duhani!

Të gjithë e dimë se disa gjëra që i bëjmë janë të këqija për shëndetin tonë – si pirja e duhanit, pirja e alkoolit dhe pijeve me sheqer, ngrënia e ushqimeve pa vlera ushqyese etj. 

Një studim i ri ka zbuluar se disa gjëra që ne i bëjmë mund të përbëjnë rrezik për ne, dhe ne as që mendojmë për to – si qëndrimi shumë ulur apo fjetja e tepërt.

Të qëndrosh ulur në karrige më shumë se shtatë orë në ditë dhe të flesh më shumë se nëntë orë në natë, është shumë e dëmshme, thonë hulumtuesit.

Shkencëtarët tani kanë paralajmëruar se këto aktivitete janë të lidhura me rrezikun e vdekjes së parakohshme, transmeton lajmi.net.

Ata i kanë zgjedhur gjashtë faktorë të cilët i rrisin shanset e vdekjes së hershme, e ata janë:

Pirja e duhanit
Përdorimi i alkoolit
Zakonet e të ushqyerit
Aktiviteti fizik
Qëndrimi ulur
Gjumi

Gjetjet e tyre u publikuan këtë javë në revistën Plos Medicine. Pirja e duhanit u gjet se ishte faktori më i rrezikshëm në listë, pasuar nga ata që konsumonin alkool më shumë se 14 pije alkoolike në javë.

Dhe kur subjektet e njëjta raportuan se bënin shumë pak gjumë ose tepër shumë, shanset për vdekje të parakohshme ishin rreth 5 herë më të larta.

Gjumi i gjatë ose i shkurtër ishte një nga faktorët e rrezikut, përderisa qëndrimi shumë ulur dhe ushqimet pa vlera ushqyese në kombinim me njëri-tjetrin përbënin një rrezik më të madh shëndetësor.

– See more at: http://lajmi.net/keto-6-gjera-e-shkaktojne-vdekjen-e-hershme-dhe-nuk-eshte-vetem-duhani/#sthash.GpFijQqg.dpuf

Leave a Reply

Your email address will not be published.