Lajmet e fundit

Kryeministri francez: Europa gjendet në qorrsokak

Kryeministri francez, Manuel Valls, ka deklaruar se për shkak të kërcenimeve terroriste dhe krizës së refugjatëve, Europa gjendet në qorrsokak dhe se është e nevojshme siguria e saj.

“Europa gjendet në qorrsokak për shkak të krizës së refugjatëve, sulmeve terroriste, rritjes së populizmit, veçanërisht në Francë me të djathtën ekstreme Frontin Kombëtar e cila ka fituar në raundin e parë në zgjedhjeve rajonale”, ka thënë Valls në Berlin në kongresin e Partisë socialdemokrate.

Kryeministri francez ka thënë se derisa Europa nuk reagon do të “shtyhet në udhëkryq më të madh” duke llogaritur se për këtë Europës i duhet një pakt sigurie për luftën kundër islamit radikal.

Leave a Reply

Your email address will not be published.