Shqipëria dhe Zvicra deri më tani janë përballur gjashtë here.
Grupi A ku është vendosur Shqipëria mund të quhet një grup deri diku favorizues për shqiptarët edhe pse bilanci me ekipet e grupit nuk është aspak pozitiv.
Ndeshja e parë do të luhet kundër Zvicrës më 11 qershor në stadiumin e Lensit. Deri më tani bilanci me Zvicrën është 6 ndeshje të luajtura nga të cilat Shqipëria nuk ka marrë asnjë fitore, është mundur 5 herë dhe ka marrë vetëm një barazim.
Ndërkohë, që po kaq i disfavorshëm është edhe golaverazhi ku Shqipëria ka shënuar 4 gola dhe ka pësuar 11 gola. Barazimin e fundit Shqipëria e ka marrë 12 tetor 2002 dhe humbjen e fundit e ka më 11 tetor 2013