Lajmet e fundit

Jakup Krasniqi komenton kabinetini e madh të Qeverisë Mustafa

Sipas ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kabineti qeveritar i Isa Mustafës, është më i madh në numër sesa Qeveria e shtetit të Gjermanisë.

Krasniqi shkruan në llogarinë e tij në Facebook se ky është një rekord i keq i Isa Mustafës, krahasuar edhe me Qeveritë e rajonit.

“Isa Mustafa drejton kabinetin më të madh në rajon e Evropë, që na kushton miliona euro”.

“Ndërsa Kosova është vendi më i vogël në Evropë dhe në rajon, ajo lë shumë prapa qeveritë e këtyre vendeve sa i përket numri të anëtarëve në kabinet”.

“Gjermania, që është shteti më i madh në Evropë, me rreth 100 milionë banorë dhe është ndër shtetet më me ndikim jo vetëm në Evropë, por në tërë globin i ka vetëm 14 ministri, apo shtatë më pak se kjo e Isa Mustafës, e cila qeverisë një popullsi prej vetëm 1 milionë e 700 mijë banorësh”                                              .

“Qeveria e Isa Mustafës lë shumë prapa edhe Qeveritë e rajonit. Derisa qeveria e Kosovës ka 3 zëvendëskryeministra dhe 21 ministra, ajo e Malit të Zi i ka vetëm 16 ministri, ajo e Shqipërisë i ka 18 ministri e një zëvendëskryeministër dhe ajo e Maqedonisë i ka 19 ministri”, ka shkruar Krasniq

Leave a Reply

Your email address will not be published.