Ulja e temperaturave ia vështirësoi jetesën Sebahates dhe pesë fëmijëve të saj.
Pas disa problemeve familjare, tash e gjashtë muaj këta u vendosen në një shtëpi tejet të vjetër në Dragodan.
Veç kushteve të rënda ekonomike, njëra nga vajzat ka edhe probleme shëndetësore.
Nëna e Gresës tregon se vajza lindi me një vrimë në zemër dhe nga atëherë nuk qëndron mirë me shëndet.
Edhe fëmijët e kësaj familje në prag të festave kanë plot dëshira, por ato vështirë se do t’i realizohen.