Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri, përmes një videoje në rrjetin social Facebook bën thirrje për ta ndihmuar partinë e tij me mjete financiare.
Thirrjen për ndihmë, Ymeri e bazon në aksionet që i kanë bërë nëpër qytete të Kosovës.
“Të nderuar miq,
Muajt e fundit, sigurisht se keni përcjellur aksionet e pandërprera të Lëvizjes sonë, për t’i ndalur dy marrëveshje tepër të rrezikshme për vendin tonë.
Aktiviteti ynë është shtuar, ashtu siç është shtuar edhe presioni ndaj nesh.
Në kushte të tilla nga ne kërkohet edhe më shumë punë, edhe më shumë aksione dhe më shumë angazhim.
Për të mbuluar kostot financiare të një situate të tillë, si zakonisht, neve na duhet ndihma dhe mbështetja juaj”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes në Facebook./