Lajmet e fundit

AAK: Kërkojmë ndërhyrjen urgjente të Presidentes

Aleanca Për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsideron se loja e Isa Mustafës, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, me seancat e pafund të Kuvendit të Kosovës, në kohën e një krize të thellë politike, po kalon çdo masë dhe po bëhet e rrezikshme për vendin.

“Gjithë populli i Kosovës është kundër dy marrëveshjeve të tyre, prandaj është momenti i fundit që ata të veprojnë në tërheqjen e këtyre marrëveshjeve, ose do të mbetët e pashmangshme dorëheqja e tyre”, thuhet në njoftimin e tyre, raporton Kosovanews.info

Ata kërkojnë ndërhyrjen urgjente të Presidentes së vendit, si faktor i Unitetit, për zhbllokimin e kësaj situate.

“Ne jemi të vendosur që të mos lejojmë jetësimin e këtyre marrëveshjeve, pa marrë parasysh se cili do të jetë çmimi”, kanë shtuar më tej ata./Kosovanews.info

Leave a Reply

Your email address will not be published.