Radio-taksitë e Prishtinës, nesër ( e mërkurë) do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës.
Qëllimi i kësaj proteste është përmbushja e kërkesave të parashtruara me shkrim më shume së 6 muaj.
Ja njoftimi i plotë :
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat te Kosovës ju njofton se Radio-taksitë te Prishtinës me date : 16.12.2015 nga ora 11:00 – 12:00 , do te protestojnë para objektit te Komunës se Prishtinës.
Qëllimi i kësaj proteste është përmbushja e kërkesave të parashtruara me shkrim më shume së 6 muaj.
Jusuf Azemi – Kryetari
I Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës