Në media është publikuar një lajm, ku janë paraqitur të dhëna për raportin Komisionit Evropian lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën, të cilat dalin të jenë negative. Raporti pritet të publikohet më 17 të këtij muaji.
Lidhur me këtë, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, për lajmi.net ka thënë se nuk do të donte të paragjykonte se cili do të jetë vlerësimi i Këshillit Evropian, lidhur me liberalizimin e vizave.
“Jo nuk është publikuar raporti dhe nuk dua të paragjykoj”, ka thënë shkurt ministri Çollaku.
Raporti i KE-së për Kosovën, pritet të jap rekomandimet lidhur me procesin e liberalizmit të vizave. Institucionet në Kosovë, kanë thënë se tashmë kanë përmbushur të gjitha kriteret e dala nga Udhërrëfyesit për Liberalizim.