Gjykata e Prishtinës i ka shqiptuar sonte deputetit Pal Lekaj masën e arrestit shtëpiak prej një muaj, ndërsa për deputetët tjerë të arrestuar gjatë ditës së djeshme ka caktuar masën e paraqitjes në polici dy herë në javë gjatë tridhjetë ditëve të ardhshme, njofton KosovaPress-i.
Glauk Konjufca tha se ky vendim është i padrejtë dhe se policia dje nuk ka treguar asnjë dokument për urdhërarrest dhe vetëm i kanë marrë dhe i kanë shoqëruar në polici.
Se a do të marrë pjesë më në seanca, Konjufca tha se nuk do të tregojë se çka do të bëjë, për shkak se këto do të mund t’i përdorte policia kundër tij.
Time Kadriaj e AAK-së e konfirmoi masën që i është shqiptuar dhe tha se do të marrë pjesë në seancën e së enjtes, por nuk e di se çfarë veprimesh do të ketë, para se të kryhen konsultimet me opozitën.
Masa e paraqitjes në polici dy herë në javë në gjatë muajit në vijim iu shqiptua edhe deputeteve Teuta Haxhiu, Aida Dërguti dhe Besa Bahtiri.